DHTIK shpreh shqetësim për protestat e transportuesve në rajon

DHTIK shpreh shqetësim për protestat e transportuesve në rajon

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka pritur me shqetësim të madh, protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, raporton KosovaPress.

Sipas DHTIK, këto protesta kanë shkaktuar probleme për kompanitë tona, pasi shumë prej tyre nuk po mund as të eksportojnë dhe as të importojnë mallra nga Evropa.

“Me këtë rast, DHTIK, i bën thirrje Institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje”, thuhet në njoftim.

https://kosovapress.com/protesta-ne-maqedoni-te-veriut-dhe-serbi-priten-kolona-ne-kufi-me-kosoven

Ndërkaq Bashkimit Evropian, DHTIK po ashtu i bën thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025”.

Sot, ka nisur protesta e transportuesve të mallrave në Maqedoninë e Veriut, e cila po mbahet në kufirin me Kosovën, por në territorin maqedonas, raporton KosovaPress.

Sipas informatave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar për KosovaPress është thënë se lëvizja e kamionëve është e bllokuar në dy anët e kufirit.

https://kosovapress.com/protesta-e-transportuesve-te-mallrave-bllokon-kufirin-maqedoni-e-veriut-kosove

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë