Pensionohet numri i legjendës se NBA, Derrick Rose

Chicago Bulls kanë tërhequr nga përdorimi fanellën numër 1 të Derrick Rose në një ceremoni emocionuese pas fitores 106-103 ndaj Boston Celtics të shtunën në mbrëmje.
Derrick Rose nga Chicago, bëhet lojtari i pestë i Chicago Bulls që e ka pensionuar fanellën, pas Jerry Sloan, Bob Love, Michael Jordan dhe Scottie Pippen. Superyjet e NBA-së LeBron James dhe Stephen Curry janë ndër ata që ndanë respektin për legjendën e Çikagos; Rose, i cili u tërhoq në vitin 2024, ishte lojtari më i ri MVP në histori në vitin 2011.
Rose, 37 vjeç, luajti tetë sezone për ekipin pasi u zgjodh numri 1 në përzgjedhjen e vitit 2008, u emërua “Rookie of the Year” në sezonin 2008-09 dhe u bë pjesë e tre ekipeve All-Star.
Rose fshiu lotët nga sytë ndërsa ish-shokët e ekipit, përfshirë Luol Deng, treguan kujtimet prej kohës kur luanin bashk, ndërsa një video e luajtur në tabelën e rezultateve përfshinte mesazhe nga LeBron James, Michael Jordan, Stephen Curry dhe Shai Gilgeous-Alexander.
Rose foli para një turme të mbushur plot me emocione, duke nderuar familjen dhe kolegët, si dhe mbështetësit që ishin rreshtuar jashtë për orë të tëra para fillimit të ndeshjes në temperatura të ulëta.
