Fondacioni Jahjaga lanson Rrjetin e Grave në Siguri

Fondacioni Jahjaga lanson Rrjetin e Grave në Siguri

Fondacionit Jahjaga  ka lansuar sot Rrjetin e Grave në Siguri me ç’rast është nënshkruar edhe  memorandum bashkëpunimi me Policinë, FSK-në, Inspektoratin e Policisë dhe të tjera, raporton KosovaPress.

Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, Egzona Behxheti tha se pa përfshirjen e grave nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme. Sipas saj ky rrjet  do të shërbej bashkëpunimi ku profesionalizmi kthehet në fuqi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se ky rrjeti është i pari që po bëhet në nivel bote dhe si i tillë ai e përmbush edhe atë personalisht.

Ajo tha se përmes rrjetit po ndërtohet diçka që nuk u shërben vetëm grave por edhe institucioneve të sigurisë.

E ngarkuara me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës, Desiree Bonis tha  se ky rrjet reflekton jo vetëm ambicien e fuqishme, por edhe siguri të qëndrueshme.

Lajmi në përditësim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë