​Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë

​Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë

Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera.

KosovaPress mëson se kjo për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar për KosovaPress, se ende nuk ka informata të plota për situatën.

“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sipas portaalit “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë janë ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8.

Kujtojmë se para disa ditësh ngjashëm, si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë