Aksident në një fshat të Shkupit, një person në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor në fshatin Konjarë e Poshtme, afër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka ndodhur tw dielwn, ku një i mitur me automjet goditi një automjet tjetër dhe një këmbësor i cili po lufton për jetën, transmeton KosovaPress.
Sipas njoftimit të autoriteteve në Shkup, sot, në orën 11:30 u njoftua për një aksident rrugor në fshatin Konjarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, në të cilin një automjet udhëtarësh me targa të Shkupit i drejtuar nga një i mitur ka goditur një automjet udhëtarësh të parkuar me targa të Shkupit dhe këmbësorin I.F.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar këmbësori i cili u dërgua në Qendrën e Urgjencës “Nëna Terezë”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje të rrezikshme për jetën. Është njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
