Gazeta “Epoka e Re” shënon 26- vjetorin e themelimit

Drejtori i Gazetës “Epoka e Re”, Sadik Zeqiri, me rastin e 26-vjetorit të themeilimit të saj ka theksuar se çdo ditë pune gjatë këtyre plot 26 viteve ka qenë e mbushur me sfida, mund dhe sakrificë.
Sadiku ka falëndëruar të gjithë ata që lexojnë dhe mbështesin gazetën “Epoka e Re”.
“Faleminderit edhe të gjithë atyre që ishin të parët në redaksinë e “Epoka e Re”, si dhe juve, kolegë, me të cilët jemi edhe sot bashkë. Rrugën dhe qëllimin tonë asnjëherë nuk e kemi devijuar. Pa ju, nuk do të festonim 26-vjetorin e gazetës dhe botimin e numrit 8 228 në formatin PDF. Faleminderit, Muhamet Mavraj, për besimin”, shkruan Zeqiri në Facebook.
Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, ndërsa numri i saj i parë doli më 25 janar 2000. Sot (e diel), “Epoka e re” shënon 26 vjet nga publikimi i numrit të parë.
Pas fillimit të pandemisë COVID-19, botimi i mediave të shtypura në Kosovë u ndërpre, dhe aktualisht Kosova mbetet vendi i vetëm në botë pa gazetë të shtypur ditore.
