Katër të lënduar në Bogë, jep detaje policia

Katër të lënduar në Bogë, jep detaje policia

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhurt të dilelën pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti i sotëm ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.

“Policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Bogë të Rugovës. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një motor i borës, i cili është ndeshur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova në një përgjigje përmes telefonit për KosovaPress.

Të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, por rrethanat se si ka ndodhur aksidenti janë ende duke u hetuar, ndërkohë ai tha se që nuk ka informata zyrtare lidhur me shkallën e lëndimeve dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Lajmi në përditësim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë