23 persona në paraburgim për falsifikim të votave, detaje nga gjykata

23 persona në paraburgim për falsifikim të votave, detaje nga gjykata

Gjykata Themelore në Prizren, ka mbajtur katër seanca dëgjimore, referuar kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëzetetre të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

Gjyqtarët e procedurës paraprake, kanë marrë vendim që njëzetenjë të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit.

“Ndaj një të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një  muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit. Ndaj një të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, kanosja dhe dhënia e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Përndryshe,  Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, prej tyre 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit, një të pandehur (komisionere) për dy vepra penale falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit, si dhe një të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë