Shqipëri, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë, ndërhyn policia

Shqipëri, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë, ndërhyn policia

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në Shqipëri zhvilluan sonte protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot opozita është në kilometrat e fundit dhe se asgjë nuk i ndal drejt fitores.

Pasi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbaruar fjalën e tij para Kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe flakadanë drejt Kryeministrisë.

Protestuesit i kanë lëshuar flakadanët mbi kokat e oficerëve të policisë si dhe drejt derës kryesore dhe dritareve të Kryeministrisë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas goditjes me molotovë dhe flakadanë, turma e protestuesve është zhvendosur drejt Kuvendit.

Ndërkaq, më herët në fjalimin e ti Sali Berisha deklaroi se opozita është në fazën e saj përfundimtare të përballjes me qeverinë e kryeministrit Edi Rama, shkruan ATSH.

“Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne”, u shpreh Berisha.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë