Aksident tragjik në rrugën Gjakovë-Prizren, humb jetën një person

Sot, një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, përkatsisht në rrugën “Dah Polloshka”. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i vdekur.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia e Kosovës në Gjakovë, e cila thekson se sot rreth orës 13:25, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” në drejtim Gjakovë–Prizren.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.
Sipas saj, Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Krasniqi tha se në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për egzaminim mjeko-ligjorë.
