Nga Prekazi në Gjermani: Historia e Adem Jasharit në librin e Dorina Qunit

Nga Prekazi në Gjermani: Historia e Adem Jasharit në librin e Dorina Qunit

Dorina Schuld- Schaffer është një gjermane që 20 vjet më parë u martua me një shqiptar nga Peja. Mori mbiemrin e tij – Quni dhe më të bëri tre fëmijë.

Me familjen e saj erdhi shpesh në Kosovë.

Meqë u lidh me këtë vend, ajo nisi ta mësojë historinë e tij. Më së shumti përshtypje i la figura dhe vepra e kryeheroit Adem Jashari.

Pasi lexoi e studio shumë për të, Quni e shkroi një libër për atë me të cilin identifikohet Ushtria Clirimtare dhe liria e Kosovës.

Veprën e saj, të titulluar “Adem Jashari-Zemra e Prekazit” e publikoi me 4 janar.

E nxitur nga kureshtja dhe nga mungesa e një libri në gjuhën gjermane për Adem Jasharin, Quni vendosi ta rrëfejë historinë e tij, jo vetëm si biografi, por si një tregim njerëzor e frymëzues, me qëllim që sakrifica dhe qëndresa e kryeheroit të njihen edhe nga publiku i vendit të saj, dhe jo vetëm.

Në një rrëfim për KosovaPress ajo thotë që para se të martohej asnjëherë më parë nuk kishte dëgjuar për historinë dhe figurën e Adem Jasharit.

Shkrimet dhe librat për të ishin baza ku autorja, Dorina Quni mori informacione të cilat i zbërtheu në librin e saj.

“Unë jam e martuar që 20 vite në Kosovë me një Kosovar jetojmë në Gjermani dhe shkojmë shpesh, ka familjen burri im këtu dhe atje dhe gjithmonë kam dëgjuar për Adem Jasharin e keni edhe tek Aeroporti. Dhe atëherë më ka interesuar se kush është ky që e kanë bërë edhe Aeroportin për të. Duke pyetur njërin e duke pyetur tjetrin atëherë më shumë më ka interesuar dhe nisa pak në internet, nëpër libra me shikua se kush ka qenë ai.. aq më ka interesuar dhe më ka pëlqyer historia e tij dhe kam shkruar një libër se e pash që nuk ka asnjë libër në Gjermani për të thash pse mos me u dëgjua emri i tij gjithkund e jo vetëm në Kosovë…Së pari kam dashur me qitur edhe këndej librin me ditë edhe këta këtej se çka kanë hequr shqiptarët sepse shumë kush e dinë vetëm historinë e Serbisë çka kanë thënë dhe çka kanë shkruar këta askush nuk dinë se në Kosovë çka ka qenë “, tha ajo.

Me anë të librit të saj, Quni sjell, në mënyrë emocionale, për lexuesit gjermanofolës, jetën e Jasharit, që nga fëmijëria deri te sakrifica e tij heroike, duke i dhënë lexuesit një rrëfim të gjallë dhe të prekshëm për atë me të cili identifikohet lufta e Kosovës.

Autorja e librit “Adem Jashari – Zemra e Prekazit”, tregon se sot libri shitet kryesisht online dhe është i disponueshëm në Gjermani, Austri, Zvicër dhe pjesë të tjera të Evropës.

Ajo nuk e fsheh faktin se ka dëshirë që librin ta promovoj edhe në Kosovë.

“Libri tani shitet në Gjermani, Austri, Zvicër e në shumë pjesës të Evropës po shitet libra online, unë kam pas edhe në Kosovë për shpalos këtë libër se shumë kush tash edhe në Kosovë di të shkruaj dhe lexoj edhe gjermanisht”, deklaron Quni.

Quni, që me burrin e saj kosovar ka tre fëmijë, është një autore dhe shkrimtare që jeton në Gjermani. Ajo është e njohur për tregimet dhe historitë që publikon në platforma si story.one.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë