Vetura e vjedhur përfundon me aksident, e dyshuara dërgohet në QKUK

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale në Ferizaj.
Ngjarja është raportuar më mbrëmë, ku sipas policisë, pas një kohe kanë pranuar informacion se vetura e vjedhur është përfshirë në një aksident trafiku.
Si e dyshuar në këtë rast është identifikuar një femër kosovare, e cila dyshohet se e kishte marrë veturën. Ajo vuan nga probleme mendore.
Si pasojë e aksidentit, e dyshuara ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
