Protesta e 26 janarit në Maqedoninë e Veriut mund të prek edhe Kosovën

Protesta e 26 janarit në Maqedoninë e Veriut mund të prek edhe Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS do të organizojë protestë më 26 janar 2026, me fillim nga ora 12:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj proteste do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.

Autoritetet paralajmërojnë se, për shkak të protestës, në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje transportuesve dhe qytetarëve që të informohen me kohë dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre, duke marrë parasysh vonesat e mundshme në pikat kufitare.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë