Ndalohet komisioneri i partisë së Emilija Rexhepit, avokati thotë se s’ka prova për manipulim

Ndalohet komisioneri i partisë së Emilija Rexhepit, avokati thotë se s’ka prova për manipulim

Në një aksion të gjerë të zhvilluar në Prizren, sot është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorisë është ndaluar për 48 orë edhe komisioneri i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Kështu ka konfirmuar për KosovaPress, Blend Gjini, avokat i të komisionerit,  i cili tha se klienti i tij ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë element apo provë që e lidh klientin e tij me veprën penale të manipulimit të provave, për të cilën po dyshohet nga prokuroria.

“Unë e shfrytëzova të drejtën time të shkoj në heshtje, ta shfrytëzojmë të drejtën tonë në heshtje, pasi që asnjë element dhe provë nuk ka dyshim të bazuar pse ky e ka kryer atë manipulim të provave që po konsideron prokuroria. Po ashtu, duhet të shtoj se partia e Emiljes, Boshnjake, nuk ka as ulje as ngritje të votave. Nuk e di prokurori qysh, me çfarë dyshimi po shkon proces partisë që ka edhe këtu në manipulim të provave. Çka është interesant për ne, si avokat mbrojtës, gjatë dhënies së deklaratës në polici, krimet ekonomike, Prishtinës, nën autorizimin e prokurorisë së Prizrenit, kanë pasur një qasje si imponuese menjëherë telefonin me na e dhënë, se nevojitet telefoni. Unë, derisa i thashë klienti im e dorëzon telefonin dhe e jep PUK-in, dorëzimi i telefonit menjëherë për ne konsideroj se është një lloj shkelje. Po për qato e shfrytëzuam të drejtën tonë në heshtje. Presim tashti më tutje, por me shumë gjasa po e shoh që procedura e ndalimit veç koka dhënë për këta të dyshuar”, tha ai.

Sipas avokatit Gjini, komisioneri i autorizuar nga KQZ për partinë boshnjake po ngarkohet për manipulim të provave vetëm për shkak të një nënshkrimi në procesverbal, pa asnjë fakt që dëshmon se ka pasur manipulim.

Sot gjatë një aksioni të gjerë të zhvilluar në Prizren, 109 komisionerë të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë