Arsimi në 360°: Sistemi arsimor në Kosovë lëngon në shumë aspekte

Arsimi në 360°: Sistemi arsimor në Kosovë lëngon në shumë aspekte

Sistemi arsimor në Kosovë lëngon në shumë aspekte, u tha sot në debatin publikSistemi arsimor në Kosovë lëngon në shumë aspekte, u tha sot në debatin publik me temën “Arsimi në 360°” të organizuar nga ETEA në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini tha se roli i shtetit është kyç në sistemin arsimor, duke marrë parasysh nxënësin, mësimdhënësin dhe përmbajtjen.

Arsimi duhet të ketë qëllim, tha Shahini ndër tjera, që të përgatis të rinjtë për tregun e punës, një jetë të përmbushur por edhe që të ketë rol në shtetndërtim.

Hulumtuesi në Institutin Pedagogjik të Kosovës, Selim Mehmeti tha se nuk ka pasur avancim të sistemit arsimor edhe pas rezultateve të PISA-s.

Alejtin Berisha, i cili është ndërmarrës në fushën e arsimit, tha se për dallim nga ndryshimet globale, arsimi po ecë ngadalë në këtë aspekt.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë