Presidenti i KosovaPress, Clive Marshall, merr pjesë në Tregun Ndërkombëtar të Medieve

Presidenti i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Clive Marshall, mori pjesë këtë javë në njërin nga takimet më të mëdha në botë të gazetarëve dhe mediave.
Ai ishte i ftuar në konferencën dyditore të TravMedia që u mbajt në New York më 21 e 22 janar.
Në një postim në rrjetin e tij social “LinkedIn”, Marshall i cilësoi si fantastike këto ditë të ndara me gati 500 gazetarë udhëtues dhe 450 destinatione.

TravMedia, është rrjeti i vetëm global i medieve në industrinë e udhëtimeve, ndërsa konferenca e saj e njohur si Tregu Ndërkombëtar i Medieve, është e përvitshme që nga 2002-ta.
Marshall që është president joekzekutiv i KosovaPress nga janari i vitit 2025, është edhe anëtar i bordit këshilldhënës të TravMedia, si edhe anëtar i Komitetit të Nominimeve në agjencinë prestigjioze të lajmeve Reuters. Kjo, krahas postit të kryesuesit në shtëpinë e të drejtave autoriale, NLA Media Access, si dhe në kompaninë e përfaqësimit public, Baize Group.
Në 14 vitet e fundit të angazhimit të përditshëm, para pensionimit nga gazetaria më 2024, Marshall ishte drejtor ekzekutiv në agjencinë e britanike të lajmeve PA Media Group London, ndërsa për 25 parapraket si drejtor ekzekutiv në Australian Associated Press Sydney në Australi.


