Aksioni për falsifikimin e votave në Prizren, disa të arrestuar largohen nga stacioni policor

Policia dhe Prokuroria Themelore e mobilizuar në Prizren, vazhdon intervistimi i të arrestuarve në Stacionin Policor.
Ndërkohë, duke nis nga ora 15:00, kryeprokurori Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajëkonferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit, konferencë kjo që do të ofrohet drejtpërdrejt nga KosovaPress.
