Dyshime për keqpërdorim të votave, Policia në aksion në Prizren

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti.
Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim.
