Raportohet për ngacmim seksual në Obiliq, i dyshuari lirohet me vendim të prokurorit

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Obiliq.
Sipas Policisë, më 21 janar rreth orës 22:00, viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, shkruan KosovaPress.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
