Elon Musk bën shaka me “paqen” e bordit të Trump

Elon Musk e hapi fjalimin e tij në Davos me një shaka që shkaktoi të qeshura në sallë, duke luajtur me ngjashmërinë mes fjalëve angleze “piece” (pjesë/copë) dhe “peace” (paqe), teksa iu referua Bordit të Paqes të sapo shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Mora vesh për formimin e samitit të paqes dhe mendova: a është ‘p i e c e’?”, tha Musk duke buzëqeshur, ndërsa publiku qeshte. “E dini, një copë e vogël e Grenlandës, një copë e vogël e Venezuelës.”
“Të gjithë ne duam vetëm paqe”, shtoi ai, duke nxitur të qeshura më të përmbajtura nga të pranishmit.
Batuta e Musk me ngjashmërinë e fjalëve “peace” (paqe) dhe “piece” (pjesw/copë) në kontekstin e Bordit të Paqes të shpallur së fundmi nga Trump dhe veprimeve e deklaratave të tij lidhur me Venezuelën dhe Grenlandën, nënvizon shqetësimin më të gjerë mes liderëve të biznesit dhe politikës për ndryshimin e qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave dhe normave gjeopolitike, shkruan Newsweek.
