Aston Villa, Lyon dhe Freiburg sigurojnë kualifikimin në Europa League

Aston Villa, Lyon dhe Freiburg sigurojnë kualifikimin në Europa League

Aston Villa, Olympique Lyo dhe Freiburg sigurojnë kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve të Europa League.

Skuadra angleze në ndeshjen e javës së parafundit të kompeticionit iu imponua Fenerbahçes në Stamboll duke e mundur me rezultatin 1-0 duke marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 18 pikëve. Ishte një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë të ndeshjes dhe protagonist për skuadrën e Unai Emery u bë pikërisht Jadon Sancho autori i golit të vetëm për Aston Villën që e shënoi në minutën e 25.

Fitore në transfertë shënoi edhe Lyon që mundi zviceranët e Young Boys me rezultatin e ngushtë 1-0 me skuadrën franceze që ashtu si Aston Villa shkon në 18 pikë por Lyon është në krye për shkak të golavarazhit. Maitland-Niles në minutat shtesë të pjesës së parë ishte ai që vulosi fitoren për skuadrën e Lyonit që në këtë mënyrë kualifikohet direkt mes 16 më të mirave të Europa League.Siguroi kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve edhe skuadra gjermane e Freiburg falë fitores minimale 1-0 me Maccabi Tel Aviv një sukses që u arrit falë golit të Matanoviq, transmeton TCh.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Bologna-Celtic 2-2, PAOK-Betis 2-0, Feyenoord-Sturm 3-0, Malmo-Crvena Zvezda 0-1, Freiburg-Maccabi 1-0, Brann-Midtylland 3-3, Viktoria Plzen-Porto 1-1.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë