Shaqiri: Në Kosovë po sjellim brendin më të madh në botë

Hapja e Decathlonit në Kosovë sjell një ndryshim të madh në tregun e artikujve sportivë, duke ofruar produkte me standarde evropiane, mbi 70 kategori të ndryshme dhe çmime të arsyeshme.
Kështu ka thënë për KosovaPress, CEO i Aztech Group, Gojart Shaqiri, i cili shtoi se kanë menduar se si do të jenë sa më afër klientëve.
Sipas Shaqiri, Kosova po fiton brendin më të madh sportiv në botë, i cili sjell produkte me standarde evropiane, zgjedhje të gjera në mbi 70 kategori dhe çmime të përballueshme.
“Ardhja e Decathlonit në Kosovë përbën një epokë të re për pjesën e ‘retail’-it sportiv në vendin tonë, po e sjellim brendin më të madh të sportit në Kosovë, i cili do të sjellë kategori dhe produkte të cilat përveç cilësisë evropiane të cilën e kanë, ka edhe ofertë të cilat i kanë munguar edhe vendit tonë. Ofertat e ndryshme në 70 kategori të cilat i sjell, duke sjellë kualitet me një çmim shumë të përballueshëm. Dhe po ashtu edhe duke e pasur mundësinë që të jetë sa më afër klientëve të vetë të vendit, pa pasur nevojë që të shkojnë në vende të tjera që t’i blejnë produktet e këtij brendi.” tha ai.
Ai shtoi se me hapjen e dyqanit në “Prishtina Mall”, do të lansohet edhe shitja online, duke u mundësuar klientëve qasje në të gjithë asortimentin e produkteve që ofrohen edhe në dyqan fizik.
“Platforma ‘online’ është e rëndësishme për të gjitha bizneset, edhe është në rritje në të gjitha aspektet, sidomos në aspektin e sportit dhe shëndetit të njerëzve të cilët janë duke investuar në sport. Do të fillojë menjëherë, në momentin që ne hapim dyqanin në Prishtina Mall, edhe platforma ‘online’ do të jetë e qasshme për të gjithë klientët, ku aty do të ketë të gjitha produktet të cilat i ofrojmë në dyqan, do të ofrohen edhe në pjesën e ‘online’ dhe do të jenë të qasshme për të gjithë.”, u shpreh ai.
Hapja e Decathlonit në Kosovë shënon një zhvillim të rëndësishëm për tregun e artikujve sportivë në vend, duke sjellë standarde evropiane, zgjedhje të shumta dhe çmime të përballueshme.
