Juventus – Benfica: A do të startojë Zhegrova në Ligën e Kampionëve?

Juventusi pret Benfikën në Torino sonte në mbrëmje për një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Allianz. Bianconerët synojnë të forcojnë pozicionin e tyre përpara ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, por mungesat e disa yjeve do të ndikojnë në formacionin e Spallettit.
Edon Zhegrova, sulmuesi kosovar, po rikthehet pas një periudhe jashtë formacionit dhe tifozët po presin me padurim nëse do të startojë nga minuta e parë. Me Dušan Vlahovićin jashtë për shkak të një dëmtimi dhe Daniele Ruganin të padisponueshëm, Juventus do të mbështetet te Jonathan David në krye të sulmit, i mbështetur nga Ëeston McKennie dhe Kenan Yıldız, ndërsa roli i Zhegrovës mbetet vendimtar për kreativitetin në krahun e sulmit, por ende nuk dihet nëse do të luajë si startues, edhe pse në faqen zyrtare të Juventusit, në paralajmërimin e ndeshjes së sotme është postuar fotoja e reprezentuesit të Kombëtares së Kosovës.
Benfika vjen në Torino me disa mungesa të rëndësishme, përfshirë Dodi Lukebakion dhe Richard Ríos, por Vangelis Pavlidis do të udhëheqë ofensivën portugeze. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në TNT Sports 5 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe në Paramount+ në Shtetet e Bashkuara. Football Italia do të ofrojë mbulim të vazhdueshëm gjatë mbrëmjes.
Formacionet e mundshme:
Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram; Conceição, McKennie, Yıldız; David.
Benfica (4-2-3-1): Trubin; Dedić, Otamendi, Araújo, Dahl; Barreiro, Aursnes; Prestianni, Sudakov, Schjelderup; Pavlidis.

