Kosova vazhdon betejën në Esports Basketball eFIBA Season 4

Të martën, ekipi i Kosovës zhvilloi dy ndeshje të vështira në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror, duke u përballur me Kroacinë dhe Francën, dy kombëtare me përvojë të madhe në garat e Esport. Rezultatet e dy ndeshjeve ishin 112:192 ndaj Kroacisë dhe 145:237 ndaj Francës.
Të enjten Kosova do të luajë dy sfida të tjera në Grupin C, kundër Hungarisë dhe Lituanisë, me fillim nga ora 20:00 dhe 21:15. Katër ekipet e para të grupit kalojnë direkt në fazën kualifikuese evropiane, ndërsa vendi i pestë do të ketë shansin për play-off dhe për të luftuar për një vend mes 16 ekipeve më të mira të Evropës.
