Jesus: Sytë më janë mbushur me lot, ishte ëndrra ime të luaja në “San Siro”

Jesus: Sytë më janë mbushur me lot, ishte ëndrra ime të luaja në “San Siro”

Gabriel Jesus e përjetoi një nga mbrëmjet më të veçanta të karrierës së tij, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Arsenalit ndaj Interit në San Siro. Ndeshja shënoi paraqitjen e tij të parë si titullar në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa londinezët regjistruan fitoren e shtatë radhazi në këtë garë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer ndërkombëtare.

“Është një natë ëndrrash,” tha Jesus për Amazon Prime. “Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist. E kam parë kur isha fëmijë. E kam parë shumë Serie A, kështu që të jem këtu në këtë stadium dhe të shënoj këtu është si të më mbushen sytë me lot sepse gjithmonë kam ëndërruar të jem këtu.”

Rikthimi i brazilianit pas një pauze të gjatë për shkak të dëmtimit serioz në gju u reflektua qartë në performancën e tij. Arsenali dominoi një Inter që kryeson Serie A, duke marrë hak për humbjen e sezonit të kaluar dhe duke kontrolluar ritmin e lojës, pavarësisht rrezikshmërisë së vendasve në fazën sulmuese.

Paraqitja bindëse e Jesus pritet të ndikojë në planet e trajnerit Mikel Arteta edhe në Premier League, ku sulmuesi ende nuk ka nisur si titullar që nga rikthimi. Konkurrenca në repartin ofensiv mbetet e fortë, por mbrëmja në Milano i jep Arsenalit më shumë siguri dhe alternativa për përballjen e radhës me Manchester United.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë