Trim Tërnava emërohet kryeshef ekzekutiv në KOSTT

Trim Tërnava emërohet kryeshef ekzekutiv në KOSTT

Bordi i Drejtorëve i KOSTT, bën të ditur se në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, njëzëri ka emëruar Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT Sh.A. i cili do të filloj këtë detyrë nga data 16 shkurt 2026.

Sipas njoftimit, Trim Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

“Z. Trim Tërnava ka përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në sektorin e energjisë, me fokus në ekonominë e energjisë, zhvillimin e tregut të energjisë, tranzicionin energjetik dhe proceset e integrimit rajonal dhe evropian”, thuhet në njoftim.

Sipas KOSTT, ai ka një dekadë përvojë profesionale dhe udhëheqëse në sektorin e energjisë dhe synon forcimin e rolit të KOSTT në arritjen dhe avancimin e objektivave strategjike të shoqërisë, duke theksuar operimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike.

Paraardhës i Tërnavës, ishte Evatar Zeqiri.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë