Muriqi kryesulmues në Spanjë, por jo më i miri i xhiros 20, megjithatë

Muriqi kryesulmues në Spanjë, por jo më i miri i xhiros 20, megjithatë

Iu deshën vetëm pesë minuta ta shënojë golin e parë dhe t’i jap përparësi Majorkës në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, të shtunën.

Vedat Muriqi shkëlqeu prapë, 37 minuta më vonë kur shënoi sërish, ani se këtë e bërë pasi e huqi penalltinë, nja 3 sekonda më parë.

Por, nga 11 metërshi nuk gaboi dy herë. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës e kurdisi mirë drejt cakut, të majtën e tij, kur në penalltinë e radhës që iu akordua ekipit të tij, dërgoi, furishëm, topin në rrjetë

Tregolëshi i tij që i solli fitoren Majorkës e cementoi Muqirin si qendërsulmuesin  më të mirë të javës në La liga. Prizrenasi u shpërblye me notën 8.8.

Me gjithë vlerësimin e lartë, pirati nuk ishte lojtari kryesor i formacionit të xhiros së 20 në Spanjë.
Këtë epitet e mori bashkëlojtari i tij te majorka, portieri Leo Roman.

Ani se mori dy gola, këtij iu dha nota 10, të paktën nga faqja sofa score, për shkak të tri pritjeve që bëri e të cilat u vlerësuan si monumentale.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë