Finalja Marok–Senegal përfundon në polemika, Maroku kërkon drejtësi

Finalja Marok–Senegal përfundon në polemika, Maroku kërkon drejtësi

Federata Mbretërore Marokene e Futbollit ka reaguar ashpër pas ngjarjeve në finalen kundër Senegalit, duke njoftuar se do të ndjekë rrugë ligjore ndaj Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) dhe FIFA-s. Sipas federatës, tërheqja e përfaqësueses senegaleze nga ndeshja, pas vendimit të gjyqtarit për të akorduar penallti për Marokun, ka cenuar rëndë rrjedhën normale të finales dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në performancën e lojtarëve në fushë.

Në vijimësi të zhvillimeve që kemi raportuar edhe dje për përballjen Senegal–Marok, federata marokene thekson se vendimi i arbitrimit ishte korrekt dhe i mbështetur nga ekspertë të futbollit, ndërsa reagimet pasuese e kthyen finalen në një çështje disiplinore dhe institucionale. Kjo situatë pritet të ketë pasoja të mëtejme në nivel kontinental.

Përkundër polemikave, Federata Mbretërore Marokene ka shprehur mirënjohje të veçantë për tifozët marokenë, duke vlerësuar mbështetjen masive dhe shembullore gjatë gjithë turneut. Po ashtu, është falënderuar kontributi i të gjithë akterëve që ndihmuan në organizimin dhe suksesin e kampionatit kontinental, pavarësisht përfundimit të diskutueshëm të finales.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë