Ministria e Financave jep detaje për pagën minimale

Ministria e Financave jep detaje për pagën minimale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, zbatimi i vendimit do të bëhet në dy faza, për t’ua lehtësuar punëdhënësve përshtatjen graduale me ndryshimin: Faza e parë: paga minimale 425 € bruto (nga 1 janari), faza e dytë: nga 1 korriku, paga minimale do të arrijë në 500 € bruto

“Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës. Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, nga komuniteti i biznesit ky vendim ishte konsideruar politik dhe i ngutshëm, pasi që sipas tyre, është marrë pa konsultim dhe pa analizë të thelluar.

Ndërkaq, sipas njohëseve të ekonomisë ky vendim për pagën minimale mund të ndikojë në rritje të informalitetit sa i përket deklarimit të pagave për punëtorë.

Me 31 tetor 2025, Qeveria në detyrë pati marrë vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Paga minimale në vendin tonë ishte është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit 2024, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

https://kosovapress.com/rritja-e-pages-minimale-nga-janari-cilat-jane-shqetesimet-e-bizneseve

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë