Ndalohet qumështi për foshnje Nestle

Ndalohet qumështi për foshnje Nestle

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV, në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë