Vjedhje në argjendari, ende nuk dihet vlera

Një vjedhje është raportuar sot në njërën nga argjendaritë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Rasti është raportuar sot, derisa dyshohet se ka ndodhur gjatë natës. KosovaPress ka qëndruar tek argjendaria, ku pronari nuk ka dashur të flas.
Aty kanë qëndruar edhe policia e cila po heton rastin. Ndërkohë, merr vesh që vjedhja ka ndodhur përkundër faktit që ky biznes ka qen i lidhur me njërën nga kompanitë e sigurimit.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 10:00 në Qendrën e stacionit policor të Prishtinës është raportuar një rast vjedhje e rëndë, që ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Artarin OXA GOLD, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të përgjithshme, Prishtinë, në kordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
