Arsenali troket në dyert e Interit për t’u përforcuar

Interi nuk lëkundet përballë interesimit nga Premier Liga dhe është i vendosur ta mbajë Federico Dimarcon në “San Siro”. Klubi zikaltër planifikon të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës gjatë muajit shkurt, me synimin që marrëveshja aktuale, e vlefshme deri në vitin 2027, të zgjatet deri në 2029 ose 2030.
Sipas planit të menaxhmentit, rinovimi do të shoqërohet edhe me rritje page, nga 5 deri në 5.5 milionë euro në sezon, duke e futur Dimarcon në të njëjtin nivel me liderët e skuadrës. Për trajnerin Cristian Chivu, anësori i majtë është element kyç dhe nuk konsiderohet i shitshëm, sidomos pas kontributit të tij me 4 gola dhe 7 asistime këtë sezon.
Interesi i Arsenalit nuk e ka ndryshuar qëndrimin e klubit, ndërsa pista e Manchester United është shuar përfundimisht pas largimit të Ruben Amorim. Interi synon stabilitet dhe vazhdimësi, me Dimarcon si një nga shtyllat e projektit sportiv, raporton Tuttosport.
