Federata e Kick-Boksit nderon sportistët më të dalluar për 2025

Sot, në një ceremoni solemne, Federata e Kick-Boksit, ka ndarë çmimet për kategoritë e ndryshme dhe u nderuan sportistët më të dalluar të vitit 2025, duke u vlerësuar talenti, përkushtimi dhe rezultatet e arritura gjatë gjithë vitit garues, raporton KosovaPress.
Noar Sadiku është sportisti i vitit 2025 në kategorinë 35 kg, Elon Aliu në kategorinë 45 kg dhe Lind Bajrami në kategorinë deri në 66 kg.
Ndërkaq, në kategorinë deri në 45 kg, sportisti më mirë u shpall Ron Shala, në kategorinë e juniorëve në mesin e më të dalluarve u shpallën Taulant Saliaj dhe Diell Gashi.
Presidenti i Federatës së Kick-Boksit, Fatmir Makolli, u shpreh se arritja e medaljeve në gara ndërkombëtare, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, përbën një sukses të madh për federatën dhe për sportistët e saj.
“Besoj që Federata e Kick-Boksit ka qenë mjaft e suksesshme në vitin 2025 dhe besoj që të arrish të marrësh medalje në arenën ndërkombëtare ku është një konkurrencë shumë e madhe, ky është një sukses shumë i madh dhe besoj që falë punës dhe sportistëve të cilët e kanë dhënë maksimumin dhe nganjëherë janë ndarë edhe prej vetvetes dhe të cilën punë e kanë bërë trajnerë. Trajnerët e tyre nëpër klubet e kick-boksit, besoj edhe jena kurorëzuar edhe me suksese, besoj që viti 2026 do të jetë vit i sfidave për kick boksierët dhe besoj që në të ardhmen ne do të kemi edhe suksese edhe më të mëdha”, theksoi Makolli.
Ish-kryetarja e asamblesë se Kantonit të Gjenevës, Ana Roch, aktualisht kryetare e grupit më të madh parlamentar në këtë asamble ka vlerësuar lart rolin e Kick-Boksit në formimin e sportistëve dhe në promovimin e vlerave të forta shoqërore, gjatë ceremonisë solemne të Federatës së Kick Boksit.
“Nuk i nderojmë vetëm sportistët, por disiplinat, performancën e juaj, të arriturat e juaja, janë pjesë përbërëse të pandara, vlera të cilat Kick boks i ka dhe i transmeton te shoqëria dhe te të gjithë, puna juaj është një frut i angazhimit dhe sakrificës suaj. Njëkohësisht shprehje e përgjithshme kolektive, duke sjellë të përgjithshëm në familjet tuaja, në federatën dhe angazhimin që ju e vazhdoni me disiplinën juaj në kuadër të klubeve, në gjithë Kosovën, ju sjellim përshëndetjet dhe nderimet e mia më të sinqerta, për kurajon juaj që të vazhdoni në këtë rrugë të shkëlqyer, duke qëndruar model në ring dhe njëkohësisht jashtë saj”, theksoi Roch.
Tahir Shabani, Ambasador i Paqes gjatë ceremonisë solemne të Federatës së Kick Boksit, u shpreh se sporti ka qenë dhe mbetet një nga mjetet më të fuqishme për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
