A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës? Flet kryetari i Federatës së Skitarisë

A po rrezikohet skijimi nga mungesa e borës? Flet kryetari i Federatës së Skitarisë

Ka pak garues, e as me buxhet nuk qëndron mirë, por Kosova mund të mburret me faktin se në rajon është e para për nga potenciali i hapjes së pistave të skijimit.

Andaj kreu Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, është optimist se ky sport ka të ardhme, pavarësisht kostos së lartë që ka ushtrimi i tij.

“Kosova ka potencialin më të madhin në Ballkan sa i përket pistave të skijimit. Do të thotë nuk asnjë shtet përreth nesh potencialin që e ka Kosova. Kështu që ne prapë po e potencoj që kemi arritur ta liçencojmë pistën e skijimit ‘Arxhena’ në Brod tri pista të skijimit, në Brezovicë kemi arritur t’i liçencojmë dy pista të skijimit, do të thotë ku edhe i plotësojnë kushtet, se pse aty hyn në rol edhe lartësia mbidetare ku është starti dhe ku është finishi. Do të thotë këto dy qendra të skijimit i kanë plotësuar kushtet për liçencimin e tyre”, bën të ditur Kelmendi.

Por, a ka Kosova hapësirë për të hapur edhe pista të tjera për skijim?

Vecse, kur bëhet fjalë për përmasat e ushtrimit të këtij sporti, del se Kosova ende është prapa vendeve të tjera, si për nga numri i skitarëve, ashtu edhe i klubeve.

Por, a mund ta rrezikojnë këtë sport, ndryshimet klimatike dhe mungesa eventuale e borës?

Kelmendi siguron se teknologjia moderne ofron alternativa artificiale, që mundësojnë skijim, madje edhe gjatë verës.

Kelmendi pranon se skijimi është një sport shumë i shtrenjtë dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në numrin e vogël të garuesve. Ai shpjegon se barrën kryesore financiare e mbajnë familjet, ndërsa përgatitja sezonale e një garuesi kërkon shpenzime të konsiderueshme, çka e bën këtë sport të paarritshëm për shumë fëmijë dhe të rinj.

Vecse ky sport sjell përfitime goxha të mëdha për ata që janë të suksesshëm.

Sipas Kelmendit, investimi në potencialin e skijimit, do të  hapte rrugë për organizimin në Kosovë të kampionateve ballkanike e evropiane për këtë disiplinë sportive.

A. Bytyqi.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë