Hamza dhe shefja e Zyrës së BB për Kosovën flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza dhe shefja e Zyrës së BB për Kosovën flasin për prioritetet ekonomike të vendit

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim me  shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.

Sipas një njoftimi të PDK-së, Hamza i ka uruar suksese Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve tona, në funksion të zhvillimit të Kosovës.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftim.

 Kryetari Hamza tutje theksoi se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë