MKRS i vendosë kushte FFK-së para Kuvendit Zgjedhor

MKRS i vendosë kushte FFK-së para Kuvendit Zgjedhor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka dërguar një shkresë zyrtare Federatës së Futbollit të Kosovës, përmes së cilës kërkon harmonizimin e Statutit dhe akteve normative para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për fillim të shkurtit.

Në hyrje të komunikimit, MKRS rikujton se aktivitetet e federatës duhet të jenë në përputhje të plotë me Ligjin për Sport, aktet nënligjore dhe parimet e qeverisjes së mirë, duke theksuar se rëndësi e veçantë i jepet harmonizimit të Statutit të FFK-së sipas marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të licencimit në vitin 2023 me UEFA-n, FIFA-n dhe vetë ministrinë.

Më tej, ministria vë në pah se ende nuk ka përfunduar procesi i licencimit për disa lidhje rajonale dhe për shoqatat profesionale, çka sipas rregullave në fuqi ndikon drejtpërdrejt në përbërjen dhe legjitimitetin e Kuvendit Zgjedhor. MKRS kërkon që këto procese të mbyllen para datës së Kuvendit dhe që drafti i Statutit të ri të konsultohet me Agjencinë e Sportit për verifikimin e përputhshmërisë ligjore, duke paralajmëruar se një udhëzim i ri administrativ për licencimin është në procedurë miratimi.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë