Çahet rruga në Polluzhë, banorët mbesin pa rrymë e ujë

Çahet rruga në Polluzhë, banorët mbesin pa rrymë e ujë

Në fshatin Polluzhë të Rahovecit, si pasojë e vërshimeve të mëdha një pjesë e rrugës është shembur dhe është e pakalueshme për automjete.  Përveç kësaj, banorët e këtij fshati kanë mbetur pa rrymë e ujë, pasi që një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe një gyp i ujit është dëmtuar.

Një banori i këtij fshati, Jakup Morina thekson se dëmet janë të konsiderushme nga çarja e rrugës. Sipas tij, për sanimin e ujësjellësit kanë dalë në terren ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujit “Gjakova”.

“Prej shiut është shemb rruga, është bërë edhe e pa kalueshme, duhet të intervenohet shpejt me riparua nuk ka rrugë tjeter. Kanë ardhur elektricistët, sepse shtylla e rrymës ka ra poshtë në lum. Edhe uji i pijes gjithashtu është ndërprerë pasi që është dëmtuar gypi. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KRU “Gjakova” dhe elektricistët”, theksoi ai.

Si pasojë e vërshimeve, edhe në fshatin Çiflak gjendja është e rënduar nga vërshimet. /A.Shala/

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë