Reshjet e mëdha të shiut, Durmishi: Ekipet janë në terren

Si pasojë e reshjeve të shiut, ekipet përkatëse janë në terren duke punuar për të menaxhuar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku paraqitet nevoja, deklaron ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Thotë se që nga mbrëmë ekipet janë të angazhuara në terren, për shkak të grumbullimit të ujit dhe rrëshqitjeve të gurëve në disa zona.
Ai ka theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se ndërhyrjet po bëhen në koordinim me ekipet përgjegjëse në terren.
“Janë të gjitha ekipet në terren… janë disa vende ku ka grumbullim të ujit, disa vende ku ka rrëshqitje të gurëve… Të gjitha ekipet janë në terren”, ka thënë Durmishi për KosovaPress.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
https://kosovapress.com/vershimet-mbysin-zona-gjithandej-kosoves-autoritetet-te-zgjohen-nga-gjumi
Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.
