​Digjet një objekt afër stadiumit “Fadil Vokrri”, reagojnë zjarrfikësit

​Digjet një objekt afër stadiumit “Fadil Vokrri”, reagojnë zjarrfikësit

Një objekt banimi në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është përfshirë sot nga zjarri. Shkaqet mbeten ende të paqarta, ndërkohë nuk ka asnjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të intervenojnë në kohë dhe nuk është përhapur zjarri në objektet përreth tij.

Zëvendësudhëheqësi i Brigadës së Zjarrfikësve, Rrustem Uka tha për KosovaPress, se zjarri ka qenë në pikën maksimale të zhvillimit.

Sipas Ukës, falë angazhimit të intervenimit të shpejt, zjarri për një periudhë të shkurtër kohore do të arrihet të shuhet.

“Jemi në vendin e ngjarjes ku ka ra një zjarr rreth orës 12:10, kemi marrë informacionin dhe kemi dalur me ekipin në vend të ngjarjes ku zjarri ka qenë në pikën maksimale të zhvillimit. Për fat të mirë, për shkak të intervenimit të shpejt tonë, nuk e kemi lënë të përhapet në objektet e tjera përreth. Deri në këto momente falë angazhimit tonë zjarri vetëm se është në përfundim e sipër dhe për një periudhë të shkurtë kohore mbyllet si rast”, tha Uka.

Nga rezultatet e përmbledhura deri tash, LVV-ja ka 50.58 për qind apo 464 mijë e 589 vota, PDK 20.45 apo 187 mijë e 861 vota, LDK 13.36 apo 122 mijë e 675 vota dhe AAK 5.54 apo 50 mijë e 880 vota.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë