Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen më shpejt se sa ishte planifikuar

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen më shpejt se sa ishte planifikuar

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, mund të shpallen shumë më herët.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, tha se sot pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe të fillojnë numrimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, në planifikimet e KQZ-së përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punes kjo është arritur të përfundojë me 3 janar.

Edhe numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë, ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar por ka përfunduar më 3 janar.

Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të nis më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditës së sotme.

Elezi tha se rezultatet përfundimtare sipas KQZ janë planifikuar të shpallen më 19 janar, por nga dinamika e punës mund të përfundojë më herët.

Rruga që ndjek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas për certifikimin e tyre, përfshin disa hapa të rëndësishëm.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: verifikimi dhe numërimi i rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit, i cili tashmë është përmbyllur; numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta; si dhe pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave të mundshme nga PZAP ose Gjykata Supreme për administrimin e numërimit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë