Kurti: Posta e Kosovës këtë vit po e mbyll me rreth 1 milion euro fitim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në ditën e fundit të këtij viti vizituan Postën e Kosovës, për të cilën tha se këtë vit pati fitim rreth 1 milion euro.
Kurti tutje deklaroi se rrjeti postar është zgjeruar dhe tashmë nuk ka rrjedhje financiare dhe janë shuar strukturat ilegale.
Sipas tij tashmë Posta e Kosovës ka 16 zyra postare edhe në veri të vendit, derisa shërbimin postat e vlerësoi si të shpejt, të sigurt dhe të lirë.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se tashmë besueshmëria tek Posta e Ksovës është rikthyer dhe se ka vendosur themele të forta për të ardhmen.
Ndërsa, kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci theksoi se tashmë kjo ndërmarrje publike ka arritur të investoj 1.6 milionë euro në investime kapitale, derisa u shpreh se në vitin 2025 fitimi është shumëfishuar.
E në ditën e fundit të vitit 2025 kryeministri në detyrë, Albin Kurti nën shoqërimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizituan edhe Telekom-in e Kosovës si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës./B.Ibishi/
Kurti: Posta e Kosovës këtë vit po e mbyll me rreth 1 milion euro fitim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në ditën e fundit të këtij viti vizituan Postën e Kosovës, për të cilën tha se këtë vit pati fitim rreth 1.3 milionë euro.
Kurti tutje deklaroi se rrjeti postar është zgjeruar dhe tashmë nuk ka rrjedhje financiare dhe janë shuar strukturat ilegale.
Sipas tij tashmë Posta e Kosovës ka 16 zyra postare edhe në veri të vendit, derisa shërbimin postat e vlerësoi si të shpejt, të sigurt dhe të lirë.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se tashmë besueshmëria tek Posta e Ksovës është rikthyer dhe se ka vendosur themele të forta për të ardhmen.
Ndërsa, kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Raci theksoi se tashmë kjo ndërmarrje publike ka arritur të investoj 1.6 milionë euro në investime kapitale, derisa u shpreh se në vitin 2025 fitimi është shumëfishuar.
E në ditën e fundit të vitit 2025 kryeministri në detyrë, Albin Kurti nën shoqërimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizituan edhe Telekom-in e Kosovës si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
