Numërohen mbi 34,45 për qind e votave për kandidatë për deputetë, top 10-shja e LDK-së

Numërohen mbi 34,45 për qind e votave për kandidatë për deputetë, top 10-shja e LDK-së

Janë numëruar mbi 34,45 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në uebfaqen e tyre, është publikuar top 10-shja e Lidhjes Demokratike e Kosovës e cila ka dalë e treta në këto zgjedhje, deri më tani me 12.29 për qind, e cila ka pësuar rënie të madhe nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë 34,45 përqindësh, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka 25 mijë e 525 vota, Hykmete Bajrami si më e votuara nga gjinia e kundërt me 16mijë e 212, djali i Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova me 14 mijë e 238, Avdullah Hoti 12mijë e 541, Doarsa Kica Xhelili 12 mijë e 496, Kujtim Shala 10 mijë e 974, Anton Quni 9 mijë e 004, Armend Zemaj 8 mijë e 640, Lutfi Haziri 7 mijë e 528 dhe Janina Ymeri me 6 mijë e 100 vota.

Dy emra të rijnë në Kuvendin e Kosovës në këtë listë do të jenë Ukë Rugova dhe Janina Ymeri.

Sipas rezultateve preliminare Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse, pesë më pak se në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Rezultati i numërimit të votave deri në ora 13:00.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë