Rezultatet e para nga numërimi, këta janë 10 kandidatët më të votuar në AAK

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nga 2 mijë e 557 kuti, KQZ ka numëruar 381 ose 14,90 për qind deri në orën 20:00.
Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas rezultateve preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së janë këto: Ramush Haradinaj me 6,496 vota, Daut Haradianj me 4,189 vota, Besnik Tahiri me me 4,012 vota, Time Kadrijaj me 2,788 vota, Burim Ramadani me 2,718 vota, Bekë Berisha me 2,707 vota, Agim Çeku me 2,432 vota, Arbër Tolaj me 2,323 vota, Arton Demhasaj me me 1,884 vota dhe e dhjeta Albana Bytyqi me 1,721 vota.
Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, AAK ka fituar ka fituar 5.68%.
Në bazë të këtyre rezultateve, AAK merr 6 mandate (pa votat e diasporës dhe ato me kusht.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë zhvilluar më 28 dhjetor.

