Arrestimi i Millosh Steviq, Prokuroria Themelore jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e arrestimit të serbit, Millosh Steviq për çka KosovaPress raportoi sot.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.
Sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore, M.S. dyshohet se ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu i njëjti ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatën procesit të votimit”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit”, thuhet në komunikatë.
https://kosovapress.com/ekskluzive-arrestohet-millosh-steviq-grebeni
Bëhet e ditur se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
“Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik, thuhet po aty.
