Numërohen mbi 50 për qind e votave, kjo është renditja e partive politike

Sot, janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dhe nga 61,63% të vendvotimeve të procesuara deri në orën 20:44, Vetëvendosje është renditur e para me 50. 24 për qind tw votave, PDK e dyta me 20 për qind, LDK e treta me 14.16 për qind dhe AAK me 6.57 për qind.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit (sot), sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 kanë votuar 898.557 qytetarë, nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përbën 44,99% pjesëmarrje.
Kështu bën të ditur KQZ në procesimin e 99.41 për qind të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Po ashtu sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, 887.230 qytetarë kanë votuar deri në orën 19:00 (pa përfshirjen e votuesve në përfaqësi diplomatike dhe me postë).
Sipas KQZ-së, mbi 11.327 votues janë më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

