Gashi pas rezultateve të LDK-së: Kërkohet reflektim

Gashi pas rezultateve të LDK-së: Kërkohet reflektim

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas rezultateve të Exit Pollit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe rezultateve të para të KQZ-së.

Ai ka shkruar në Facebook se kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet.

“Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar ajo.

Rezultatet e Exit Pollit të PIPOS e ka vendosur të parën Lëvizjen Vetëvendosje me 44.1 përqind, Partinë Demokratike të Kosovës me 23.9 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.1 përqind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.8 përqind.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë