Detaje nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor në qendrën e votimit “Iliria”

Detaje nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor në qendrën e votimit “Iliria”

Ka përfunduar procesi i votimit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Iliria” në Prishtinë, e cila është një ndër qendrat më të mëdha të votimit, me mbi 10 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Nishevci, ka deklaruar për KosovaPress se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente, duke theksuar se çdo paqartësi e qytetarëve është tejkaluar me shpjegimet e duhura nga komisionarët, kryesuesit dhe në bashkëpunim me KQZ-në dhe KKZ-në.

Ajo ka vlerësuar edhe nivelin e qytetarisë gjatë procesit të votimit, duke e cilësuar atë si të lartë.

Kosova sot ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

RTV Dukagjini ka publikuar rezultatet e Exit-Poll të Ubo Consulting i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje del partia e parë e pasuar nga PDK si e dyta dhe LDK si e treta.

Këtu mund të ndiqni lidhjen direkte të gazetares së KosovaPress-it, Shqipe Pajaziti dhe operatorit, Gëzim Ejupi:

Sipas këtij Exit Polli LVV ka marrë 45.7 %, PDK ka marrë 22.00 %, LDK 15.6 %, AAK 5.3 % dhe NISMA 1.7%.

Sipas të dhënave të procesuara deri tani nga KQZ në Kosovë kanë votuar 771 mijë e 912 qytetarë nga 1 milionë e 999 mijë e 204, apo 38.61% e qytetarëve me të drejtë vote.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë