Vota e ndikuar nga liderët, Exit Poll i Ubos: Kurti dhe Hamza të parët, Abdixhiku me më së paku ”peshë”

Vota e ndikuar nga liderët, Exit Poll i Ubos: Kurti dhe Hamza të parët, Abdixhiku me më së paku ”peshë”

Kosova sot ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

RTV Dukagjini ka publikuar rezultatet e Exit-Poll të Ubo Consulting i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje del partia e parë e pasuar nga PDK si e dyta dhe LDK si e treta.

Sipas këtij Exit Polli LVV ka marrë 45.7%, PDK ka marrë 22.00 %, LDK 15.6 %, AAK 5.3 % dhe NISMA 1.7%.

Ubo Consulting po ashtu ka publikuar edhe një variabël tjetër sipas të cilës vlerësohet vota e qytetarëve e ndikuar nga lideri partiak.

Sipas këtyre rezultateve 53.7% e votuesve e kanë votuar LVV-në për shkak të liderit duke treguar ndikimin e Kurtit në partinë dhe koalicionit në të cilin ka garuar, teksa votuesit e PDK e kanë votuar këtë parti për shkak të Bedri Hamzës për 52.4%, kurse AAK-në për shkak të liderit e votuan 46.2% e elektoratit të tij.

Ndikim të lartë ka edhe i pari i NISMËS i cili tërhoqi 23.6% të votuesve, kurse lideri i LDK, Lumir Abdixhiku sipas këtij rezultati del të jetë lideri me më pak ndikim me 11% të votuesve që votuan për shkak të të parit të kësaj partie.


# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë