Këto janë rezultatet e Exit Pollit të PIPOS

Këto janë rezultatet e Exit Pollit të PIPOS

Rezultatet e Exit Pollit të PIPOS e ka vendosur të parën Lëvizjen Vetëvendosje me 44.1 përqind, Partinë Demokratike të Kosovës me 23.9 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.1 përqind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.8 përqind.

Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë 1.1 përqind dhe partitë tjera 9 përqind.

Fisnik Halimi nga PIPOS, gjatë emisionit special në Klan Kosova, tha se deri më tani janë anketuar 15 mijë qytetarë, megjithatë shtoi se procesi po vazhdon ende.

Halimi gjithashtu tha se dalja e votuesve rezident gjatë këtyre zgjedhjeve është në rënie se në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë Exit Polli u tha se nuk janë përfshirë votat e diasporës.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë