Exit-Poll i Ubo Consulting: LVV e para, PDK e dyta – këto janë rezultatet

Exit-Poll i Ubo Consulting: LVV e para, PDK e dyta – këto janë rezultatet

Kosova sot ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor të votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

RTV Dukagjini ka publikuar rezultatet e Exit-Poll të Ubo Consulting i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje del partia e parë e pasuar nga PDK si e dyta dhe LDK si e treta.

Sipas këtij Exit Polli LVV ka marrë 45.7 %, PDK ka marrë 22.00 %, LDK 15.6 %, AAK 5.3 % dhe NISMA 1.7%.

Sipas të dhënave të procesuara deri tani nga KQZ në Kosovë kanë votuar 771 mijë e 912 qytetarë nga 1 milionë e 999 mijë e 204, apo 38.61% e qytetarëve me të drejtë vote.

Këto të dhëna të KQZ pritet të përditësohen tutje nga përditësimet e orës 19:00./KosovaPress.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë